Pas Liverpool, Strakosha në radarët e një tjetër gjigandi

E Enjte, 07 Mars 2019 13:21

Gardiani kuqezi i Lazios, Thomas Strakosha ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij në vitet e fundit.

Ai konsiderohet nga analistët si një nga portierët më të mirë në Serie A, por edhe në botë për moshën e tij.

Në merkaton e shkuar verore, u përfol se Liverpool kishin kërkuar shërbimet e tij. Në lajmet e gazetave thuhej se anglezët kishin ofruar 20 milion euro për shqiptarin.

Ndërkohë mediat italiane sot kanë dalë me një lajm të bujshëm në lidhje me Strakoshën. “Calciomercato.com”, raporton se gardiani shqiptar po monitorohet nga Tottenham, pasi shihet si zëvendësuesi ideal për Hugo Lloris.

Gjithashtu në artikull thuhet se Lazio nuk ka ndërmend ta lërë të lirë shqiptarin, pasi ai është një nga bazat e së ardhmes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...